Lajme

Osmani uron qytetarët e besimit ortodoks: Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen

01/07/2022 12:59
nga:Genita C

Presidentja e vendit Vjosa Osmani u ka uruar qytetarëve të besimit ortodoks festën e Krishtlindjes.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se duhet solidartitet “duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin”.

“Festat gjithnjë ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë. Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin.Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka shkruar Osmani.