Lajme

Memli Krasniqi: Nëna Ajshe mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun

01/07/2022 12:43
nga:N M

Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka shprehur ngullëshimet për vdekjen e nënës së ish kryetarit të PDK Kadri Veseli.

Sipas Krasniqi në këtë fillimvit, me dhembje të madhe morën lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, Ajshes.

Postimi i plotë:

Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun.
Unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës sot i bashkohemi dhembjes së familjes Veseli dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!