Lajme

Gjykata Speciale pritet ta lirojë Kadri Veselin për varrimin e nënës së tij

01/07/2022 12:03
nga:N M

Dhomat e Specializuara mund ta lirojnë përkohësisht Kadri Veselin për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së nënës së tij, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka pyetur Gjykatën Speciale nëse Kadri Veseli ka bërë kërkesë për ardhje në Kosovë për t`i kryer ceremonitë mortore për nënën e tij.

Përgjigja e plotë e Gjyktës Speciale:

Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendos për kërkesa të tilla.

Haradinaj: I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe – Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të