Lajme

Arrestohet suharekasi, kërkoi para nga vëllai i tij duke e kërcënuar me vrasje

01/07/2022 10:34
nga:N M

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka kërkuar para nga vëllai i tij, duke e kërcënuar me vrasje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar -vëllait të tij ka kërkuar të holla dhe të njëjtin e ka kanosur me vrasje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komunat anashkalohen nga Qeveria – Ibrahimi: Qasja ka ndryshuar pas zgjedhjeve, s’ka bashkëpunim