Reprezentuesi portugez João Cancelo është në mesin e shtatë të nominuarve për lojtarin më të mirë të muajit dhjetor në Premier League.
Mbrojtësi i djathtë ka qenë në formë të shkëlqyer për Manchester Cityn, duke shënuar 3 gola dhe 7 asistime këtë sezon dhe ka marrë nominimin e tij të dytë radhazi për këtë çmim, përcjell GazetaBlic Sport.
Përveç João Cancelo, James Maddison (Leicester), Son Heung-Min (Tottenham), Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard (Arsenal), Raheem Sterling (Man. City) dhe Mason Mount (Chelsea) konkurrojnë për dallim.
/GazetaBlic Sport/


