Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas vrasjes së djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt, duke thënë se është i prekur thellë për rastin e vrasjes dhe akoma më shumë shtohet dhembja kur mësohet se përgjegjësit që do të duhej të parandalonin një akt të tillë mizorie, e neglizhuan.
“Është e papranueshme neglizhenca e policisë dhe prokurorisë ndaj të cilëve kishte kërkuar ndihmë viktima”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, nesër në mesditë në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të Lirije Qerimaj.