Lajme

Policia konfiskon tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

01/06/2022 21:07
nga:Y I

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të enjte në fshatin Surkish të Podujevës ka konfiskuar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.

“Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta, sipas tyre, do të ndërmerren veprimet e mëtejme.

Kujtojmë se ditë më parë, me vendim të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndalohet prodhimi i kriptovalutave në tërë territorin e Kosovës, për shkak të krizës energjetike nëpër të cilën po kalon vendi.

Shkëlzen Gashi: As serbët s’ia bënë Kosovës siç ia bëmë ne për 20 vjet