Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, gjashtë të lënduar

01/06/2022 20:16
nga:Gazeta Blic

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.