Lajme

Sot bëri koalicion, para disa muajve Alban Hysenit i dukej PDK: kastë kriminale

01/06/2022 20:00
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot bëri koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, për të bashkëqeverisur në këtë komunë, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, vetëm para tre muajsh, Alban Hyseni i VV-së, nuk kishte fare fjalë të mira për Partinë Demokratike të Kosovës.

Në “Debat Plus”, Hyseni nuk përtonte ta quante “kastë kriminale” partinë me të cilën bëri koalicion sot.

Madje, ai jepte kritika dhe akuza edhe më të rënda për Partinë Demokratike të Kosovës.

Për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së në Gjilan, raportoi gjatë ditës Gazeta Blic.

Këtë koalicion fillimisht e konfirmoi për GazetaBlic, Riad Rashiti ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së në Gjilan.

“Po kemi marrëveshje. PDK’së do t`i takojnë nënkryetari i komunës dhe katër drejtori”, ka thënë ai.

Drejtoritë që do t`i ketë PDK-ja, janë ajo për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë.

Ndryshe seanca e thirur konstituive e Kuvendit Komunale ishte shtyrë për shkak të negociatave që kishin këto dy subjekete politike për arritjen e marrëveshjes për të ndarë pushtetin.

Për nesër e premte është paralajmëruar mbajtja e kësaj mbledhjeje dhe se sigurisht pas arritjes së ujdisë ndërmjet VV’së dhe PDK’së në Gjilan, do të zgjedhet edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.