Lajme

Gazeta Blic ju sjell disa emra që pritet të bëhen drejtorë në Komunë të Prishtinës!

01/06/2022 19:45
nga:Gazeta Blic

Pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar edhe caktimin e drejtorëve nëpër drejtoritë përcaktëse në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic, ka siguruar disa emra që me shumë gjasë do të marrin udhëheqje nëpër drejtori të ndryshme në Komunën e Prishtinës.

Në mesin e tyre, janë edhe figura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Madje edhe ish-deputetë.

Ali Hertica, Florian Dushi, Doruntinë Maloku, Izet Sadiku, Krenar Xhaferi dhe Fadil Aliu, janë emrat që LDK, është duke i diskutuar për t’i emëruar në udhëheqje të dikastereve në kuadër të Komunës së Prishtinës.

Këta emra janë negociuar mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ditëve të vijim pritet që të vendoset përfundimisht për emrat e përveçëm që do të emërohen drejtorë nga radhët e LDK-së.

Në anën tjetër, pesë drejtori në kuadër të Komunës së Prishtinës, nuk do të udhëhiqen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo pasi që, siç raportoi të mërkurën Gazeta Blic, në lidhjen e koalicionit me PDK-në, pesë drejtori dhe nënkryetari, do t’i takojnë partisë që udhëhiqet nga Memli Krasniqi.

EKSKLUZIVE/ “Zbardhet” marrëveshja për Prishtinën: Pesë drejtori dhe nënkryetarin i merr PDK-ja

Gjatë të mërkurës, në marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së, kryesues i Kuvendit komunal në Prishtinë, u zgjodh Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kupina ishte asambleisti më i votuar nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Gazeta Blic, do ju mbajë të informuar për emrat që do të vendoset në pozitat drejtuese brenda Komunës së Prishtinës, si nga radhët e LDK-së, po ashtu edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

FOTO/ Florian Dushi

FOTO/ Doruntinë Maloku

FOTO/ Izet Sadiku/ Përparim Rama

FOTO/ Krenar Xhaferi

FOTO/ Përparim Rama & Fadil Aliu – Hertica

 

EKSKLUZIVE/ “Zbardhet” marrëveshja për Prishtinën: Pesë drejtori dhe nënkryetarin i merr PDK-ja