Në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, sot rreth orës 17:00 është grabitur një institucion mikrofinanciar.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. “Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person” ka deklaruar Ahmeti.
Policia është duke u marrë me hetimet për ndriçimin e rastit.