Drenica
Sporti

Drenica fillon nesër përgatitjet për stinorin pranveror, gjërat po përmirësohen tek skuadra nga Skenderaj

01/06/2022 18:01
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Drenicës ka njoftuar se nesër do të fillojnë stërvitjet për stinorin pranveror.

Kuqzinjtë duket se do t’i lënë pas problemet e tyre të brendshme financiare dhe do të jenë një skuadër stabile në gjysmën tjetër të edicionit, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazeta mëson se drejtuesit e ri që do të vijnë kanë biseduar me futbollistët dhe se do të shlyhen të gjitha detyrimet ndaj tyre. Janë tri paga të mbetura pa paguar në drejtim të tyre dhe tashmë sipas burimeve tona, dy do të paguhen brenda këtyre ditëve, ndërsa një tjetër në afat jo shumë të gjatë.

/GazetaBlic Sport/