Nëna e modelës së njohur Oriola Marashi, psikologia Xhoi Jaka, ka folur për ofertën që i është bërë Oriolës nga produksioni për të qenë pjesë e shtëpisë më të famëshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Ajo ka treguar se Oriola ka refuzuar këtë ofertë për arsye të obligimeve të shumta profesionale, shkruan GazetaBlic.
“Oriola ka dy kontrata dhe ndaj nuk e ka pranuar ftesën. Në krontratat që ajo ka bërë ka firmosur se nuk do të ketë asnjë dalje tjetër mediatike, megjithatë angazhimi i duhej aty. Oriola ka shumë projekte të mëdha që nuk mund ti linte pa zbatuar”, u shpreh nëna e modelës.
Ndërkohë ajo u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni, se a ka menduar ndonjëherë të bëhej pjesë e televizionit dhe kjo ishte përgjigja e saj:”“Unë personalisht nuk do e bëja asnjëherë sepse imazhin tim e kam ndryshe dhe e kam kultivuar në një formë tjetër.”/GazetaBlic/


