Mundo Deportivo raporton se Barcelona po shton përpjekjet e saj për të tërhequr futbollistin e Chelseas, Andreas Christensen.
Mbrojtësi danez ende nuk është përshtatur ndaj kushteve të reja në “Stamford Bridge” dhe duket se nuk do të vazhdojë kontratën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai do të jetë në grupin e lojtarëve të lirë këtë verë nëse nuk arrihet marrëveshje paraprake, andaj Barcelona dëshiron me çdo kusht që të përfitojë nga kjo situatë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri atëherë.
/GazetaBlic Sport/


