Mardhënia e këngëtarës së njouhur Rihanna me Asap Rocky, po bëhet më serioze, flitet se viti 2022 do të jetë plotë surpriza nga dyshja.
Raporton “HollywoodLife”, se çifti kanë festuar ndërrimin e motmoteve në Barbados, dhe se është vetëm çështje kohe para se ASAP t’i propozojë, transmeton GazetaBlic.
“Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e dëshirojnë”, zbuloi burimi. “Pavarësisht se romanca e tyre po nxehet aq shpejt sa ka qenë, ata kanë pasur kohë për të hedhur themelet për një marrëdhënie të shkëlqyer pasi kanë qenë miq për kaq shumë kohë përpara se të lidheshin”, theksoi burimi i “HollywoodLife”./GazetaBlic/


