Sporti

14 raste me COVID-19 tek Manchester City, mes tyre edhe Guardiola

01/06/2022 13:11
nga:L J

Manchester City ka konfirmuar 14 raste të reja pozitive me COVID-19.

Klubi ka konfirmuar se rastet pozitive janë nga stafi teknik, përfshirë Pep Guardiola dhe Juanma Lillo, përcjell GazetaBlic Sport.

Poashtu edhe 7 lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitivë me Covid. Ndeshja kundër Swindon ende nuk është shtyrë.

Rodolfo Borrell do të marrë drejtimin dhe lojtarët e rinj do të përdoren në ndeshjet e ardhshme.

/GazetaBlic Sport