Showtime

Bora ka një përgjigje për ndjekësit të cilët e akuzojnë për ‘botox’

01/06/2022 09:45
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur.

Krahas jetës private, Bora është përfolur edhe për paraqitjen e saj teksa është akuzuar shumë shpesh nga ndjekësit që përdor ‘botox’, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, ajo ka postuar një video ku shihet duke u kujdesur për lëkurën e saj dhe komentet nuk munguan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)


“Se di pse vetem juve vipave ju ndodh qe mbas disa vitesh fryhen buzet, zvoglohet hunda, ngrihen vetullat, mollezat. Apo ju a ploteson xhindi keto?!!” ishte reagimi i ndjekësit.

“Nuk behen me botox ato. Degjoje videon se eshte super trajtim, ta sugjeroj! Dite te mbare!“, u përgjigj Bora./GazetaBlic/