PSG prej kohësh është e interesuar për shërbimet e Erling Haaland.
Ylli francez i skuadrës së Pochettinos, Kylian Mbappe nuk ka rinovuar kontatën dhe largimi i tij nga kryeqyteti francez për në Madrid pritet të ndodh në fund të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo situatë e Mbappes ka shtyer edhe më shumë drejtuesit e PSG, që të përforcojnë fazën sulmuese, dhe ylli norvegjez është objektivi i tyre kryesor.
“L’Equipe” raporton se nëse PSG dëshiron këtë merkato Haalandin duhet të paguajë një shumë marramendëse.
PSG duhet t’i paguajë 75 milionë euro Dortmundit, 20 milionë euro Mino Raiolas dhe 20 milionë euro babait të Haalandit, si dhe pagë vjetore për yllin norvegjez prej 30 deri 35 milionë euro në vit për 6 vite.
? If PSG want to sign Erling Haaland this summer they'll need to pay a €75m fee plus €20m to Mino Raiola and €20m to Haaland’s father Alf-Inge as well as a €30m-€35m yearly wage over a 6-year contract.
The total transfer cost would be €300m.
(Source: L'Equipe) pic.twitter.com/DquJg2aMF6
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 6, 2022
Këto shuma do ta bënin transferimin e tij tejet të shtrenjtë pasi do kushtonte 300 milionë euro për PSG’në.
/GazetaBlic Sport/


