Newcastle po tregohet një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar dimëror.
Skuadra angleze është afër marrëveshjes me Trippier nga Atletico, si dhe është në bisedime me Lucas Dignen e Evertonit, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë këto nuk duken të jenë përforcimet e vetme të anglezëve në fazën e mbrojtjes.
Barcelona i ka ofruar mbrojtësin, Samuel Umtiti skuadrës nga Premierliga.
Sipas “Daily Mail”, Barcelona e ka ofruar Umtitin në Premierligë në marrëveshje huazimi deri në fundin e sezonit, me një opsion blerje të shtuar në kontratë.
/GazetaBlic Sport/


