Lajme

Jepte teste COVID-19 të falsifikuara, në pranga pronarja e agjencisë

01/06/2022 09:19
nga:Q R

Policia e Durrësit mëngjesin e 6 janarit ka arrestuar pronaren e një agjencie udhëtimesh, e cila falsifikonte teste COVID-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Ndërsa janë duke u proceduar penalisht dhe dy shtetas të tjerë, të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me teste të COVID-19, të falsifikuara nga pronarja e kompanisë – shtetasja A. R., 56 vjeç.

Përkatësisht Policia finalizoi operacionin “Teste”. Dy shtetasit u u kapën në Portin e Durrësit.

56-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

COVID-19: India regjistron vdekjen e parë nga varianti Omicron