Sporti

Nadal: “Nëse Djokovic do donte të luante, duhej të ishte vaksinuar”

01/06/2022 09:16
nga:Lorik J

Pas dramës në aeroportin e Melburnit, autoritetet e shtetit australian kanë vendosur të mos lejojnë Novak Djokovic të hyjë në vend dhe tenisti i parë në botë do të kthehet në shtëpi, konfirmoi policia kufitare australiane.

Ai që komentoni situatën e Djokovic është rivali i tij i madh sportiv, Rafael Nadal, përcjell GazetaBlic Sport

“Nuk e di. Natyrisht, gjithçka që po ndodh nuk është e mirë. Megjithatë, nuk mund të kem një mendim të qartë për gjithçka. Nuk kam një pasqyrë në detaje”, tha fillimisht Nadal.

“Gjithçka është e përafërt dhe në fund të fundit, e vetmja gjë që mund të them është se të gjithë po kalojmë një periudhë të vështirë. Shumë familje kanë vuajtur gjatë këtyre dy viteve të pandemisë. Është normale që njerëzit në Australi janë të frustruar sepse po kalojnë një bllokim shumë të vështirë. Unë mund të shkoj në shtëpi. E vetmja gjë në të cilën besoj, duke dëgjuar ata që njohin mjekësinë, është që të vaksinohemi të gjithë. Ky është mendimi im. Unë jam vaksinuar dy herë. Nëse të gjithë e bëjnë këtë, nuk do të ketë asnjë problem të luajë askund“, shtoi ai.

“Kjo është e qartë. Nuk mund të flas për të tjerët derisa të marr të gjitha informacionet. Bota ka vuajtur mjaft. Vaksinohuni. Po të donte, Novak nuk do ta kishte problem të luante në Australi. Ai vendos vetë. Të gjithë janë të lirë. të marrin vendimet e tyre, por pastaj ka disa pasoja, apo jo?“, përfundoi Nadal.

/GazetaBlic Sport/