Sporti

Manchester United kërkon një portier të ri, ky mund të jetë pasuesi i De Geas

01/05/2022 23:40
nga:Mergim Rreci

Emiliano Martinez i Aston Villa është në “radarin” e  Manchester United, pretendon Daily Star.

Raporti thotë se “Djajtë e Kuq” do të bëjnë një lëvizje për Martinezin e vlerësuar prej 50 milionë funtesh vetëm nëse numri 1 aktual David de Gea largohet nga klubi para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon në 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij që nga largimi nga skuadra e Arsenal, duke fituar një vend titullari edhe në kombëtaren e Argjentinës.