Showtime

“Përputhen” bëhet në “Big Brother”, ky është reagimi i Donaldit

01/05/2022 22:02
nga:Donika Fetahu

Dy programet më të shikuara aktualisht janë “Big Brother Vip”, dhe “Për’puthen”.

Sot “Vëllau i madh” ka vendosur që banorët e Big Brother të jenë për një moment konkurentë të Përputhen.

Arjola e ka udhëhequr emisionin, në vend të Borës, ndërsa të tjerët janë ndarë në dy grupe, djemtë dhe vajzat, si në Përputhen, shkruan GazetaBlic.

Monika, Xheisara dhe Beniada e kanë nisur lojën në karriget e vajzave kurse  djemt janë ulur Arbri dhe dy banorët e rinj që kanë hyrë mbrëmë, Dritani dhe Eltoni, derisa të tjerët po e shijojnë, Donaldi duket pak në siklet duke pasur parasysh se ky program moderohet nga Bora Zemani./GazetaBlic/