Sporti

Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit, fiton me përmbysje ndaj Linares

01/05/2022 21:24
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit.

Katalunasit kanë triumfuar me përmbysje ndaj skuadrës së Linares, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra vendase kaloi e parë në avantazh me golin e Hugo Diaz, në minutën e 19-të, me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Xavit arriti të shënoi dy gola dhe ta fitojë komplet ndeshjen, 1 me 2.

Dembele barazoi shifrat në 1 me 1, kurse Jutgla shënoi golin e fitores.

/GazetaBlic Sport/