Sporti

Bologna – Inter, ndeshja e nesërme nuk do të luhet

01/05/2022 20:34
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e programuar mes Bolognas dhe Inter për datën 6 janar, në orën 12:30, nuk do të luhet.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije këtë vendim për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit. Me përhapjen e Covid-it dhe me 8 lojtarë në izolim, autoritetet kanë mbyllur çdo aktivitet”, u shpreh drejtori i shëndetësisë, Paolo Bordon.

Për momentin nuk ka një komunikim zyrtar nga federata italianë, por rastet me COVID po përhapen shumë shpejt në Itali.

Bologna-Inter është ndeshja e katërt e xhiros së njëzetë të Serisë A që shtyhet.

Tre të tjerat janë: Salernitana-Venecia, Atalanta-Torino dhe Fiorentina-Udinese.

/GazetaBlic Sport/