Sipas Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së miratuar nga Qeveria Kurti, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, hetimi i pasurisë së zyrtarëve publik do të nis nga periudha e pas shpalljes së pavarësisë- pra nga 17 shkurti i vitit 2008.
Poashtu hetimi do të vlejë deri në 10 vjet, nga momenti që një individ nuk ushtron më funksionin e caktuar publik.
Sipas projektligjit në fjalë, do të mjaftojë një shpërputhje mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25,000 eurosh, që Byroja të fillojë procedurën për të konfiskuar pasurinë e zyrtarit.
E lidhur me këtë, ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai në një shkrim në Tëitter, e ka komentuar këtë pikë të projektligjit për konfiskim të pasurisë.
Ahmeti ka thënë se një ligj të tillë e ka shteti i Kinës.
“Qata që i kanë ka 25 mijë prej vitit 2008 – A munden me i transferu paret jashtë. Ndoshta me i ndal me ligj edhe transferet jashtë vendit (deri në 2k në muaj). Skeni çka me konfisku mandej. Kina e ka një ligj të tillë. #ironi #cinizem #jopernime”, ka shkruar Ahmeti.
Qata që i kanë ka 25 mijë prej vitit 2008 –
A munden me i transferu paret jashtë. Ndoshta me i ndal me ligj edhe transferet jashtë vendit (deri në 2k në muaj). Skeni çka me konfisku mandej. Kina e ka një ligj të tillë. #ironi #cinizem #jopernime— Shpend Ahmeti (@ShpendA) January 5, 2022
Lidhur me këtë hulumtim të Gazeta Blic, kanë folur edhe njohës të çështjeve juridike.
Avokati Skender Musa, thotë se kjo gjë është tendencë nga qeveria Kurti për ta luajtur rolin e gjykatave dhe prokurorisë, në mënyrë që të hakmerren politikisht.