Erdhi me bujë të madhe, por largohet nga Drita pa asnjë shenjë.
Agim Zeka, ky emër që u paraqit si njëri ndër transferimet më të mëdha tek skuadra e Dritës, por nuk rezultoi të jetë i tillë, shkruan GazetaBlic Sport.
Siç është raportuar gjatë ditës së sotme, Zeka tashmë ka shkëputur kontratën e tij me klubin rreth 5 muaj pasi që kishte nënshkruar me këtë skuadër.

Një futbollist që kishte luajtur tek skuadra e Skënderbeut në Shqipëri, më pas tek Lille në Francë dhe së fundmi në Bundesligën e Austrisë, tek Austria Viena, nuk dha atë që pritej.
Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.
Ai luajti në gjashtë ndeshje, duke mos arritur të le gjurmë në Superligën e Kosovës. Drita kishte njoftuar se futbollisti kishte kontratë me klubin deri në vitin 2023, por duket se kjo ndarje erdhi me pëlqimin e përbashkët, ndoshta edhe mbi faktin se paraqitjet e Zekës nuk ishin në nivelin e duhur,
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij tutje.
/GazetaBlic Sport/


