Showtime

Banorja e re e “BBV”, “molla e sherrit” që çoi Romeon dhe Jonidën në ndarje?

01/05/2022 18:13
nga:Donika Fetahu

Mbrëmjen e djeshme në “BBV”, kishte hyrje të reja e ndër to ishte edhe këngëtarja Xheisara Frisku, e cila ka qenë konkurrente e festivalit “Kënga Magjike”, por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq.

Në vitin 2020 mediat rozë në qendër të vëmendjes kishin treshen Jonidës,Romeos dhe Xheisarës, shkruan GazetaBlic.

Xheisara gjestin e Jonidës e ka konsideruar sikur ‘hakmarrje’ në atë kohë dhe reagoi keq ndaj asaj.

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën.Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”, u shpreh Xheisara në një emision./GazetaBlic/