Lajme

Prognozat e Shehollit filluan sot të bëhen realitet!

01/05/2022 17:48
nga:Gazeta Blic

Analisti dhe drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka reaguar në lidhje me emrat e publikuar në listen e zezë të SHBA-së sot, në të cilën është përfshirë edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Ai ka thënë se paralajmërimi i tij për vendosjen e personaliteteve politike e biznesore të ndërlidhura me korrupsion e krim ka dalë të jetë i saktë dhe se “uragani” amerikan vetëm sa ka filluar

Postimi i plotë:

Siç pata paralajmruar para dy javësh, muaji janar do të jetë shumë dimensional në vendosjen në (personaliteteve politike, biznesore e të ndërlidhura me korrupsionin, krimin e organizuar dhe flirtimin me shërbimet antiamerikane) Listën e Zezë të SHBA-ve. Sot edhe zyrtarisht ju përforcua nga departamenti i thesarit amerikan Millorad Dodikut. Gjumë të rehatshëm nuk do të ketë askush që ka ra ndesh me zhvillimin e demokracisë në Ballkanin perendimor! Uragani amerikan vetëm sa ka filluar. Zoti i bekoft SHBA-të