Beatrix Ramosaj është komentuar mbrëmë rreth lojës që po bën në Big Brother Vip.
Shumë herë ajo është shprehur se dëshiron të largohet nga shtëpia dhe nuk e kishte vëmendjen e Donaldit aq shumë sa ajo donte, shkruan GazetaBlic.
Rreth kësaj ka folur edhe Balina dhe komenti që dha për të, preku rëndë Beatrixën e cila u shpreh se nëse publiku mendon se jam duke qëndruar vetëm për Donaldin, do të dal menjëherë nga shtëpia.
Në Instagramin e Beatrixës që menaxhohet nga shoqja e saj është postuar një reagim i ‘fortë’.
Në mesazh thuhet se Trixa ka hyrë në shtëpi për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh si të gjithë banorët e tjerë dhe se ajo nuk ka fal se gjatë rrugëtimit ka filluar edhe marrëdhënien me Donaldin./GazetaBlic/
View this post on Instagram


