Stefano Pioli i kërkon lojtarëve të Milanit të jetë ambiciozë ndaj Romës.
Ndeshja mes Milanit dhe Romës luhet nesër nga ora 18:30, në kuadër të Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.
“Pushimi i Krishtlindjeve na ndihmoi të pushojmë dhe të punojmë në stërvitje, dhe megjithëse disa lojtarë nuk janë në 100 për qind, ata do të jenë së shpejti”, tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.
“Ne duam të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të marrim më shumë pikë se sezonin e kaluar, kështu që kjo do të thotë gjysmën e dytë të sezonit me një ritëm shumë të lartë. A do të fillojmë të ndjekim Interin nga nesër? Po.
“Unë shoh një ekip që është i uritur dhe ne kemi krijuar këtë presion mbi veten tonë sepse jemi ambicioz. Duhet ta dëshmojmë veten në çdo ndeshje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


