Lajme

Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje

01/05/2022 13:45
nga:Q R

Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollimit, iu janë sekuestruar një pistoletë, një karikator, dhe 14 fishekë.

Kontrollimi i të dyshuarit u bë krejt pa pritur, deri sa policët ishin në asistim të inspektorëve sanitar. Gjatë kontrollimit në një lokal në rrugën “Selmon Lajqi” se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti-COVID, nga zyrtarët policorë është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i cili më pas u kontrollua.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. /Klankosova.tv

Atentati në Tiranë – një nga të plagosurit në gjendje kritike, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetë