Sporti

Pesë ndeshje në Serie A pritet të shtyhen, ja cilat janë ato

01/05/2022 12:37
nga:Lorik J

Tetëdhjetë lojtarë pozitivë janë të regjistruar deri më tani në Serie A.

Ky fakt ka alarmuar futbollin italian dhe për këtë po pritet shtyerja e shumë ndeshjeve.

Një nga to është edhe derbi Juventus-Napoli.

Salernatiana-Venezia është ndeshja e parë e konfirmuar si e shtyrë në orarin e nesërm.

Këtë fat pritet ta kenë edhe Sampdoria-Cagliari, Atalanta-Torino e Spezia-Verona.