Lajme

Pas propozimit të LDK-së për kryesues Kuvendi, AAK lëshon sallën

01/05/2022 10:36
nga:Q R

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka lëshuar sallën ku po mbahet mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kjo, pasi LDK-ja për kryesues të Asamblesë e propozoi Fehmi Kupinën.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka garantuar se do të qëndrojë në sallë dhe nuk do të pengojë procesin e zgjidhjes së kryesuesit të Asamblesë së kryeqytetit.

Nga kjo parti kanë refuzuar të propozojnë një emër për kryetar Kuvendi, duke thënë se një gjë e tillë i takon subjekteve të tjera politike.

Kuvendi ka shkuar në pauz për 15 minuta.

LAJMI I FUNDIT: Arrihet koalicioni LDK- PDK