Showtime

Pak para spektaklit Dagz do ta lë shtëpinë e “BBV”

01/04/2022 19:19
nga:Donika Fetahu

Vendimi nga “Vëllau i madh” për shtyerjen e finalës edhe një muaj më shumë duket se e ka tashmë “viktimën” e parë.

Flitet për DJ Dagz i cili mesa duket nuk do ta vazhdojë garën dhe ka zgjedhur që vullnetarisht të largohet nga shtëpia e “BBV”,  ai u shpreh se ka shumë punë jashtë dhe se nuk mund të vazhdoj tutje qëndrimin në shtëpi, shkruan GazetaBlic

Pas tij ka reaguar menjëherë edhe Beatrix duke thënë që do “dalë pas Dagzit”, por pas një bisede me vajzat ajo u shpreh se“10,000 eurot do t’i kryenin shumë punë për ta ndihmuar mamin dhe për t’i mbyllur disa punë jashtë”.

Këtë lëvizje të papritur të Dagz,  Einxhel e ka quajtur “budallëk”./GazetaBlic/