Dyshja shumë e njohur e futbollit kosovar, Fidan Gërbeshi dhe Labinot Ibrahimi tashmë pritet të bëhen me skuadër të re.
Pas krizës që ka kapluar skuadrën e Arbërisë, dy futbollistët vendosen që t’i ndajnë rrugët e tyre me klubin nga Dobraja.
Burime të GazetaBlic Sport tashmë kanë mësuar se kjo dyshe mund të transferohet tek Malisheva dhe se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur.
Megjithatë, mbetet gjithçka për t’u konfirmuar në ditët në vijim.



