Sporti

“Ishte e çuditshme, sepse vdiqa për pesë minuta”, Eriksen emocionon me deklaratën e tij

01/04/2022 18:16
nga:Mergim Rreci

Christian Eriksen ka zbuluar se ai vdiq për pesë minuta pas rënies së tij të tmerrshme në Euro 2020.

Mesfushori pësoi një arrest kardiak në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës qershorin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, ish-asi i Tottenham dhe Inter Milan u ringjall përfundimisht falë intervenimit të shpejtë të shokut të skuadrës Simon Kjaer dhe punës së jashtëzakonshme të mjekëve në fushë.

Eriksen foli për rastin gjatë një interviste me kanalin televiziv danez DR 1, duke zbuluar se zemra e tij ndaloi për pesë minuta.

Ai tha: “Është e mahnitshme që kaq shumë njerëz ndjenë nevojën për të shkruar ose dërguar lule.

“Ka pasur ndikim te shumë njerëz dhe ata ndjenë nevojën të më njoftojnë mua dhe familjen time. Kjo më bëri shumë të lumtur.

përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/