Lajme

Një 33 vjeçar humb jetën nga Covid-19 në Shqipëri

01/04/2022 17:52
nga:Y I

Një qytetar 33 vjeç nga Elbasani nuk ka mundur dot t’i mbijetojë COVID-it këtë të martë në Shqipëri.

Bashkë me të ndërroi jetë edhe një qytetar nga Vlora 73 vjeç, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 mijë e 224.

Janë kryer 5 mijë e 166 testime, nga të cilat 801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Janë 7 mijë e 49 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201 mijë e 748 që nga fillimi i epidemisë./TCh

Kthimi i mërgimtarëve në vendet e punës, pritje të gjata në pikat kufitare