Sporti

Gjithçka gati, Dani Alves do të regjistrohet para ndeshjes së ardhshme të Barçës

01/04/2022 09:01
nga:Lorik J

Barcelona ka konfirmuar se Dani Alves do të regjistrohet përpara ndeshjes së tyre të ardhshme në La Liga.

Alves iu bashkua Barçës në verë dhe duhej të priste derisa të hapej dritarja e regjistrimit në La Liga më 3 janar për t’u regjistruar, përcjell GazetaBlic Sport.

Kishte ende dyshime mbi regjistrimin e tij duke pasur parasysh çështjet e pagave të Barçës, por shefi i Blaugranas, Alemany konfirmoi të hënën se Alves tani është në gjendje të regjistrohet.

Lojtari ka luajtur një ndeshje me Barçën ndaj Boca Juniors.

/GazetaBlic Sport