Sporti

Mosfunksionimi i Man Utd, rezultati më i keq në 40 vitet e fundit ndaj Wolves!

01/04/2022 08:19
nga:Lorik J

Manchester United ka humbur ndaj Wolves mbrëmë me rezultatin 0:1.

‘Djajtë e Kuq’ nuk kishin dalë duarbosh në shtëpi kundër kundërshtarit të tyre që nga viti 1980, përcjell GazetaBlic Sport.

Seria e tyre prej pesë ndeshjesh pa humbje nën drejtimin e trajnerit të ri Ralf Rangnick gjithashtu u mbyll me rezultatin.

Manchester United vazhdojnë të luftojnë për fitore ndaj skuadrave më të dobëta në ligë; pasi javën e kaluar ata barazuan 1-1 kundër Newcastle.

/GazetaBlic Sport