Lajme

“Bllokohet” Bllaca nga veturat, pritje të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

01/03/2022 14:10
nga:Q R

Kolonë e madhe në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut në Bllacë, ku makina të shumta janë duke pritur për të kaluar kufirin e Kosovës.

Pamjet tregojnë shumë makina duke pritur nga pjesa e Kosovës.

Ndryshe, sot Kosova ka filluar zbatimin e ligjit për kalimin e kufirit me dy doza të vaksinës antiCOVID, derisa ende nuk dihet a mund të jetë kjo arsyeja e pritjeve të gjata./AlsatM