Geek

Modeli legjendar i Samsung punon me Androidin më të ri – bëhet fjalë për Galaxy S III

01/03/2022 12:04
nga:Donika Fetahu

Kur bëhet fjalë për zhvillimin e pajisjeve pasi që përkrahja teknike për to edhe zyrtarisht ndërpritet, disa modele nuk ndalen duke na befasuar.

Një situatë e tillë po ndodh me telefonin Samsung Galaxy S III, ku një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të tij nuk e kanë harruar – pavarësisht faktit që bëhet fjalë për një model nga viti 2012.
Galaxy S III deri më tani është modifikuar, duke i mundësuar të punojë në dy sisteme operative – duke e vënë në punë Linux i bazuar në Sailfish IS, si dhe ka marrë përkrahjen teknike nga Linux Kernel.

Shtesa më e re për telefonin është Lineage OS 19.0 i themeluar për Android 12. Samsung Galaxy S III 3G (modeli GT-I9300) që e vë në funksion çipi Exynos 4412, tani mund të punojë nën softuerin Android 12 e kjo falë programerit “html6405”.

E nga gjërat që funksionojnë që në start janë radio, kamera, Wi-Fi, Bluetooth dhe riprodhimi i videove.

Natyrisht, disa funksione mungojnë, por ata që akoma e ruajnë një Samsung Galaxy S III, mund ta përdorin dhe ta provojnë këtë zgjedhje interesante.