Showtime

MC Kresha dhe Lyrical Son bëjnë paralajmërimin e albumit “Muzikë e Alltisë”

01/03/2022 11:48
nga:Donika Fetahu

Dyshja nga labeli PINT, Mc Kresha dhe Lyical Son, siç duket kanë filluar vitin 2022 mbarë e me projekte të reja.

Së fundmi ata në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se do të publikojnë një album, ku kanë zbuluar titujt e këngëve, shkruan GazetaBlic.

Yjet e hip-hopit kanë treguar se ky album i ka gjithsej 11 projekte muzikore e ndër to edhe bashkëpunime me Ledri Vulën e Elvana Gjatën./GazetaBlic/