Lajme

Erdogan dhe Putin flasin në telefon për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare

01/02/2022 22:52
nga:E K

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Erdogan dhe Putin në bisedën e tyre telefonike diskutuan për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, shkruan Anadolu.

Gjatë bisedës u diskutuan propozimet e Rusisë për garanci të ndryshme të sigurisë ndaj SHBA-së dhe NATO’s si dhe çështje të ndryshme rajonale, përfshirë Kaukazin, Sirinë dhe Libinë.

Gjithashtu në bisedë dy liderët përsëritën angazhimin e tyre për intensifikimin e partneritetit të bazuar në dobi reciproke mes Rusisë dhe Turqisë.