Lajme

Një shtëpi në Suharekë kaplohet nga zjarri

01/02/2022 17:34
nga:L J

Sot një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:20, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arritur ta fikin zjarrin.

Sipas zjarrfikësve, shtëpia ka shpëtuar mirëpo ka pasur disa dëme materiale.