Showtime

Kjo ishte porosia që Albërija i’a dha Trixës

01/02/2022 13:19
nga:Donika Fetahu

Nata e mbrëmshme ishte e mbushur plot surpriza për banorët e “Big Brother”.

Në mbrëmjen e djeshme në prime të “BBV”, Beatrixa ishte një ndër banoret që u surprizua nga tezja e saj,  Albërie Hadërgjonaj, kujtojmë se prime-n e kaluar ajo ishte surprizuar duke e parë live performancën e vëllau të saj Alban Ramosaj, shkruan GazetaBlic.

Albëria pasi u qmall me mbesën tha se Beatrixën e ka si vajzën e saj dhe është shumë e lumtur që ajo po përjeton këto emocione me Donaldin.

“Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald”, i tha Albëria Donaldit ku Arbana ndërhyri dhe i kujtoi deklaratën që bëri pak kohë më parë, ku ia linte fajin produksionit, për situatën e krijuar mes dyshës më të përfolur Trixa dhe Donald.

“Sikur s’ke patur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar ca tituj portalesh hëhëhë”, i tha Arbana, pasi që Albëria ishte shprehur se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri Beatrixën dhe Donaldin.

“Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s’ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, e replikoi Albëria./GazetaBlic/