Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, dhe ish banorja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha, njihet si një person dinamik, provokues e shumë i gjallë e këtë gjë e ka paraqitur në të dy formatet.
Pas largimit të saj nga “BBV”, ajo u shpreh se më së shumti ka mundur ta penalizoj situata e fundit që ndodhi me këngëtaren nga Tetova, Big Mama, e cila kërkoi të largohej nga “BBV”, pas një përleshje të madhe me Antonelën, ku ajo filloi me fyerje, bërtitma të cilat e nxorrën nga vetja, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi ajo ka ‘ngacmuar’ vazhdimisht disa nga banorët me postime nga më të ndyrshme, në një story të postuar në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo ka shkruar:
“Kur macja nuk ishte, minjtë paskan filluar të hedhin valle. Relax, është thjesht një show”, kishte thënë ajo.
Por kjo nuk është e fundit më pas, ajo ka postuar edhe foton e dy minjve me numrin “22” si një formë urimi ironizues për banorët./GazetaBlic/



