Në një deklaratë, Juventus konfirmoi se 37-vjeçari Giorgio Chiellini ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës ka nisur tashmë periudhën e izolimit, duke qenë jashtë fushës për ndeshjet e rëndësishme ndaj Napolit dhe Romës të planifikuara përkatësisht në datat 6 dhe 9 janar, përcjell GazetaBlic Sport.
Është rasti i tretë i konfirmuar nga Juventusi në dy ditë pasi raundi i testeve të së premtes konfirmoi se mesfushori brazilian Arthur dhe portieri italian Carlo Pinsoglio janë gjithashtu të infektuar.


