Një makinë e modelit KIA me ngjyrë hiri, u sulmua me armë zjarri, drejt të cilës janë shkrepur disa plumba, për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Derisa makina ka qenë e parkuar, ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme rreth orës 19:30, në Zvecan.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, për kosovapress.
Pronar i makinës ishte djali i Millan Ivanoviq, sih antëtari i Listës Serbe dhe drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës.
“Njësitë policore kanë dalur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intenzivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti”, ka thënë majori Hoti.


