Sporti

Arsenali kërkon të përforcojë sulmin, ky është i preferuari i Artetas

01/01/2022 20:09
nga:Mergim Rreci

Arsenali, i cili u mposht këtë të shtunë nga Manchester City, në shtëpi me rezultat 1-2, për xhiron e 20-të të Premierligës, është i gatshëm për të përforcuar sulmin në rihapjen e merkatos së dimrit.

Mikel Arteta, trajneri spanjoll i topçinjve , tashmë ka vendosur objektivin kryesor.

Është Alexander Isak, sulmuesi 22-vjeçar suedez i Real Sociedad, i cili këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 22 ndeshje për skuadrën e San Sebastian, përcjell GazetaBlic Sport.

Mendohet se skuadra angleze tashmë së shpejti do të dërgojë një ofertë zyrtare në dtejtik të klubit spanjoll.

/GazetaBlic Sport/